Nga Vendi
23 September 2025
Mickoski: Gjyqtarët dhe prokurorët nuk i meritojnë as pagat e tyre aktuale, e lëre më rritjen e tyre

Kryeministri Hristijan Mickoski sot nga Shtipi tha se gjyqtarët dhe prokurorët nuk i meritojnë as pagat e tyre aktuale, e lëre më rritjen e tyre, siç po kërkojnë nga BE-ja.

Ai theksoi se i vjen për të vjell kur dëgjon për rritjen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke qenë se ata kanë vetëm 2% besim nga qytetarët.

“Mendimet e mia për gjyqësorin dhe prokurorinë janë shprehur shumë herë, dhe sa herë që flasin për atë pse jemi vonë në ligjet për reformën gjyqësore, thelbi themelor është një rritje e buxhetit, dhe bashkë me të një rritje e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët kanë një vlerësim prej 2%, dhe kërkohet rritjen e pagave prej 0.8% të BPV-së së gjyqtarëve dhe 0.5% të prokurorëve. Gjithmonë ndiej të përziera, sepse tani as ata nuk i meritojnë këto paga”, tha Mickoski.

Mickoski gjithashtu tha se kur “të ashtuquajturit ekspertë dalin publikisht dhe kritikojnë Qeverinë për ngecjen e reformave në prokurori dhe gjyqësor”, qytetarëve duhet t’u shpjegohet se cila është reforma thelbësore.

Mickoski theksoi se problemi nuk është në rritjen e pagave, por se ajo duhet të meritohet.



Të ndryshme
Më shumë
Komuna e Tetovës ka reaguar pas akuzave publike të bëra nga shtëpia botuese "Onufri"26 May 2025
Alesia Bami mahnit edhe pa makiazh26 August 2020
Debati për vaksinën Astra Zeneca, ministri Vitia vaksinohet sot 8 July 2021