Nga Rajoni
30 July 2021
Shaip Kamberi i reagon Vuçiqit: Rruga e Serbisë drejt Tiranës kalon përmes Kosovës

Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi i është kundërpërgjigjur deklaratës së djeshme të presidentit serb Aleksander Vuçiq se nga 1 janari 2023 nuk do ketë ndalesë nga Beogradi në Tiranë. Kamberi ka thënë se Rruga e Serbisë drejt Tiranës kalon përmes Kosovës.

Ai ka thënë se presidenti Serb duhet ta dijë se pa marrëveshje të Serbisë me Kosovën cila do iniciativë është e mangët për ndërtimin e paqes në Ballkan.

“Rruga e Serbisë drejt Tiranës kalon përmes Kosovës. Bashkëpunimi duhet të jetë perspektiva e popujve të Ballkanit, prandaj edhe çdo iniciativë për ndërtimin e mekanizmave bashkëpunues duhet përkrahur në parim, deri sa iniciativat e këtilla nuk pretendojnë të imponohen si alternativa të perspektivës evropiane të rajonit e cila është e vetmja garancë stabiliteti afatgjatë të gjithë Ballkanit Perëndimorë. Veç tjerash presidenti serb duhet ta dijë se rruga Serbisë drejt Tiranës kalon përmes Kosovës, prandaj edhe pa marrveshje të Serbisë me Kosovën cila do iniciativë paraqitet e mangët në ndërtimin e paqes afatgjate në këtë pjesë të Ballkanit”, ka shkruar Kamberi.

Vuçiq dje nga Forumi Ekonomik “Ballkani i Hapur” që u mbajt në Shkup tha se më 1 janar 2023 s’do kemi kufij mes vendeve tona. Nga Beogradi do niseni për në Tiranë dhe askush nuk do iu ndalë.



Të ndryshme
Më shumë
KSHZ-ja përfundon Listën Zgjedhore, ky është numri i qytetarëve me të drejtë vote26 September 2025
Zjarret në Maqedoni janë lokalizuar, por edhe më tej janë aktivë 3 August 2021
Sela nga Nerova: Fëmijët meritojnë shkollë me dinjitet – çështja do të ngritet në Kuvend dhe para faktorit ndërkombëtar20 May 2025