Nga Rajoni
2 August 2021
1 mijë testet e marra donacion nga Serbia nuk janë përdorur asnjëherë, Kosova do të paguaj për t’i asgjësuar ato

Në muajin prill të vitit të kaluar, 1 mijë teste për COVID-19 ishin pranuar si donacion nga Serbia, raporton Gazeta Express.

Megjithëse, këto teste nuk janë përdorur asnjëherë në vend, andaj Kosova do të duhet t’i asgjësojë ato.

E për këtë, deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu ka kërkuar llogari nga Ministria e Shëndetësisë, rrjedhimisht nga ministri Arben Vitia.

Ai e ka kritikuar atë për pranimin e këtyre testeve, duke thënë se tani Kosova duhet të shpenzoj për t’i asgjësuar ato.

“Me datë 17 prill 2020, në kohën kur ju ishit ministër i Shëndetësisë në Qeverinë Kurti 1, keni pranuar donacion 1 mijë teste për COVID-19 nga Serbia. Sipas raportimeve të udhëheqësve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi, këto 1 mijë teste për COVID-19, donacion nga Serbia nuk janë përdorur për testim të qytetarëve të Kosovës, pasi që këto teste nuk janë përdorur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ndërsa Serbia u prezantua në mediat më prestigjioze botërore si shumë humanë, se po ndihmon Kosovën në betejën me pandeminë COVID-19, i nderuar ministër, pasi që këto teste nuk janë përdorur ende, a janë larguar, a janë jashtë përdorimi?, Si do të veproni me këtë donacion që e keni pranuar nga Serbia? A do të ja ktheni Serbisë këto 1 mijë teste që i keni pranuar në muajin prill? Apo duhet që këto 1 mijë teste që ju i keni pranuar donacion nga Serbia, Kosova të paguaj për asgjësimin e tyre”, ka thënë Haxhiu.

Ndërsa, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i është përgjigjur Haxhiut duke i thënë se këto teste do të asgjësohen bashkë me mjetet tjera të Laboratorit të Mikrobiologjisë.

“Bazuar në të dhënat e IKSHP’së, ato ruhen si dhe shumica e materialeve laboratorike të tjera dhe se ashtu siç deklaruat ju nuk janë përdorur asnjëherë për shkak të skadencës, këto kite do të trajtohen si të gjitha materialet e mikrobiologjisë me afat të skaduar sipas procedurave të departamentit të mikrobiologjisë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Me që nuk kërkohen procedura të veçanta të asgjësimit për to, dhe numri i këtyre testeve nuk është i madh, kjo nënkupton se do të asgjësohen në momentin e parë bashkë me mbetjet tjera të laboratorit”, ka shtuar ai.



Të ndryshme
Më shumë
Të shtëna me armë zjarri para selisë së një partie, thirret në polici banori nga Gostivari19 October 2021
Adhurim Demi: Ska faj Albini, s’munet me shku derë më derë me i lutë njerëzit mu vaksinu31 August 2021
Bërnabiq: Vuçiqi u stresua shumë nga situata në veri të Kosovës, nuk flinte natën29 September 2021