Nga Rajoni
2 August 2021
Gruaja nga Shqipëria e rreh kosovaren në Prishtinë

Policia e Kosovës e ka arrestuar një shtetase të Shqipërisë në Prishtinë, raporton Gazeta Express.

Rreth orës 17:00, policia ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarën, pasi që pas një mosmarrëveshje e njëjta ka sulmuar fizikisht femrën kosovare.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa, me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë, 01.08.2021 – 17:00. Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e R. Shqipërisë, pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thotë policia në raportin 24-orësh.

/GazetaExpress/



Të ndryshme
Më shumë
Ambasada britanike reagon për dorëheqjet e prokurorëve serbë: Kërkojmë riintegrimin e tyre në sistemin e drejtësisë23 July 2026
Maqedoni, 57 përqind e qytetarëve nuk mund të shkojnë për pushime vjetore20 July 2020
Pëllumbi e shpëton Shqiptarin në Gjermani nga “Blici”24 June 2021