Nga Rajoni
23 July 2026
Ambasada britanike reagon për dorëheqjet e prokurorëve serbë: Kërkojmë riintegrimin e tyre në sistemin e drejtësisë

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë ka reaguar pas zhvillimeve të fundit lidhur me shtatë prokurorët serbë, dorëheqjet e të cilëve janë dekretuar pas refuzimit të rikthimit të tyre në sistemin e drejtësisë. Britania e Madhe ka shprehur shqetësim për situatën dhe ka kërkuar integrimin e komunitetit serb në institucionet e drejtësisë, duke vlerësuar se përfshirja e të gjitha komuniteteve është thelbësore për forcimin e besimit të qytetarëve. “Ne bëjmë thirrje për integrimin e popullsisë shumetnike të Kosovës në sistemin e drejtësisë, në mënyrë që të forcohet besimi i publikut në institucionet e sundimit të ligjit në Kosovë”, thuhet në reagimin e ambasadës britanike, e cila i ka konsideruar dorëheqjet masive të gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit administrativ në vitin 2022 si “një hap prapa”. /Klankosova.tv



Të ndryshme
Më shumë
Sonte nis Big Brother Vip Kosova 5, por prej mbrëmë u futen tre banorët e parë30 October 2026
Histori të luftës, diplomacisë, rivaliteteve gjeopolitike dhe ndërhyrjeve të huaja – si e formësuan konfliktet shekullore Afganistanin modern18 August 2021
Kosova vendi më i lirë në rajon për të jetuar17 September 2021