ShowBiz
2 August 2021
E la Leonora Jakupin për Elvana Gjatën? Valdrin Sahiti sqaron si qëndron e vërteta

Valdrin Sahiti ka folur në “#Gjesi Summer” për bashkëpunimet me shumë emra të njohur. E kur jemi këtu, prej kohësh Leonora Jakupi ishte një bashkëpunëtore e ngushtë e tij.

Mirëpo, është përfolur shumë për prishje të raporteve mes tyre, duke aluduar edhe në atë se kjo ka ndodhur për shkak të një bashkëpunim tjetër të ngushtë të Valdrinit, kësaj radhe me Elvana Gjatën.

Lidhur me këtë, disenjatori sot është pyetur në emision dhe nuk ka nguruar të përgjigjet nëse e ka lënë anash apo jo, Leonorën.

“Nuk ka hatërmbetje mes neve, edhe pse flitet në publik. Leonorën nuk e kam lënë anash por është në përgatitje të albumit, kështu që ka qenë pak pasive. Nuk ka hatërmbetje mes saj dhe Elvanës se janë stile të ndryshme. Ne ndihmojmë njëri-tjetrin që të dalim mirë, ato dyja nuk bëjnë konkurencë mes vete”, ishte deklarata e Valdrin Sahitit.



Të ndryshme
Më shumë
Liderët e VLEN uruan Albin Kurtin për fitoren e Vetëvendosjes në Kosovë28 December 2025
Deri më tani, nuk ka ankesa në KSHZ për procedurën e votimit dhe rezultatet19 October 2021
Petkoviq sqaron se çfarë do të dialogojnë nesër me palën kosovare në Bruksel20 October 2021