Nga Vendi
3 August 2021
Bullgaria do të dërgojë ndihmë për shuarjen e zjarreve në Maqedoni

Presidenti Stevo Pendarovski përmes profilit të tij në Facebook ka njoftuar se Bullgaria do të dërgojë ndihmë për shuarjen e zjarreve në Maqedoninë e Veriut.

Pendarovski njoftoi se ka zhvilluar bisedë telefonike me homologun e tij bullgar, presidentin Rumen Radev.

“Kemi rënë dakord që në afat të shkurt , Bullgaria të dërgojë njësi të zjarrfikësve që do të ndihmojnë ekipet tona në shuarjen e zjarreve”, shkruan Pendarovski.

Ndryshe, pasditen e djeshme zjarri ka kapluar pyjet në afërsi të qytetit të Koçanit, më herët është raportuar për zjarr edhe në Kokino, gjegjësisht Komuna e Staro Nagorçanit – rajoni i Kumanovës.



Të ndryshme
Më shumë
Mickoski: 14 njerëz vdiqën në Tetovë dhe ende mendohen për dorëheqje23 September 2021
Dimitrov: Samiti duhet të dërgojë mesazh të qartë politik për Ballkanin Perëndimor16 September 2021
Humbi luftën, por kryeministri armen i fiton zgjedhjet21 June 2021