Nga Vendi
3 August 2021
Nga e premtja pritet mot më i freskët në Maqedoni, njoftojnë nga DPHM

Moti deri të enjten do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, ndërkaq do të aktivizohet edhe faza portokalli për shkak të temperaturave të larta, njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Posaçërisht nxeht pritet të jetë të enjten, ku pritet të fryjë erë e përforcuar në drejtimin jugor. Gjatë mbrëmjes të së enjtes dhe të premten do të ketë kushte për shi lokal, vetëtimë dhe erë të përforcuar, ndërsa temperaturat pritet të bien për 3 deri 5 gradë.

Për nesër dhe pasnesër në disa pjesë të vendit temperaturat pritet të arrijnë 42 gradë Celcius, ndërsa të premten dhe gjatë fundjavës 38 deri në 39 gradë Celsius.



Të ndryshme
Më shumë
Aurel Plasari: “Ky djalë ju mundi”, reagim i fortë për studentin Klevi Metaj20 October 2026
"Njeriu është më i fortë se guri", djali i Jakup Krasniqit: Sa e vërtetë paska qenë kjo fjalë, babë17 September 2026
“Fetarisht është haram, shtëpi e djallëzume”, hoxha kritikon “Për’puthen”25 October 2021