Nga Rajoni
4 August 2021
Mbi 221 mijë bashkatdhetarë kanë ardhur në Kosovë gjatë muajit korrik

Mbi 221 mijë bashkatdhetarë kanë arritur në Kosovë gjatë muajit korrik.

Zyra për Informim e Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës “Adem Jashari”, konfirmoi se në korrik janë realizuar 1 mijë e 327 fluturime.

Gjithashtu, nga kjo zyrë bënë të ditur se po në muajin korrik mbi 100 mijë udhëtarë kanë shkuar nga Kosova në vendet evropiane.

“Periudha 1 korrik – 31 korrik 2021 – Fluturime: 1,327 – Udhëtarë në ardhje: 221,729 – Udhëtarë në shkuarje: 118,477. Gjithsej ardhje-shkuarje: 340,206”.

Ndryshe, bashkatdhetarët këtë vit kanë pasur më shumë lehtësime për të udhëtuar drejt Kosovës, kjo për shkak të lehtësimit të masave Anti-COVID, në vendin tonë e po ashtu edhe në shtetet tjera ku ata jetojnë dhe veprojnë.

Kosova ka lehtësuar masat muaj më parë, ku nuk ka kufizim të lëvizjes, e po ashtu janë lejuar edhe ahengjet familjare, dasmat e organizime tjera.



Të ndryshme
Më shumë
Maqedoni, iniciativat qytetare kundërshtojnë pragun zgjedhor30 July 2021
Mbi 697 mijë qytetarë janë rivaksinuar në Maqedoni22 September 2021
Turqia investon 10 miliardë dollarë në inteligjencën artificiale deri në vitin 203014 June 2026