Nga Bota
14 June 2026
Turqia investon 10 miliardë dollarë në inteligjencën artificiale deri në vitin 2030

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, prezantoi Planin e ri të Veprimit për Inteligjencën Artificiale, duke bërë të ditur se vendi synon të investojë të paktën 10 miliardë dollarë për zhvillimin e teknologjisë së AI, qendrave të të dhënave dhe infrastrukturës cloud deri në vitin 2030. Duke folur në Samitin e Inteligjencës Artificiale në Stamboll, Erdogan tha se të paktën 2% e investimeve publike do të dedikohen për projekte të inteligjencës artificiale, ndërsa do të krijohet edhe Biblioteka Kombëtare e të Dhënave me mbi 2.000 grupe të dhënash publike për sektorë të ndryshëm. Ai njoftoi gjithashtu se plani parashikon trajnimin e 10.000 specialistëve të avancuar dhe 100.000 profesionistëve të AI, si dhe organizimin e programeve edukative në të 81 provincat e Turqisë, me synimin për të përfshirë deri në 5 milionë qytetarë brenda dy viteve. “Do të nisim Programin Kombëtar për Njohuritë mbi Inteligjencën Artificiale për të siguruar që njerëzit e të gjitha moshave ta kuptojnë saktë AI dhe ta përdorin atë në mënyrë të sigurt”, deklaroi Erdogan.



Të ndryshme
Më shumë
Arrestohet bashkëshorti i Angela Martinit në Greqi10 August 2021
Horoskopi, 1 gusht 2020 1 August 2020
Osmani optimist: Në shtator do të kemi marrëveshje përfundimtare28 June 2021