Nga Rajoni
4 August 2021
Richard Grenell po pushon në Jug të Shqipërisë – Reporteri u sjell pamje nga Gjiri i Akuariumit

Ish i dërguari i ShBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka disa ditë që po qëndron në Shqipëri.

Ai ka takuar krerët e shtetit, kryeministrin Edi Rama dhe presidentin, Ilir Meta, por ka gjetur kohë edhe për plazh në bukuritë e bregdetit shqiptar.

Në një video të siguruar nga Gazeta Online “Reporteri.net”, Grenell shihet duke pushuar në jug të Shqipërisë, saktësisht në Jalë, tek plazhi i “Gjirit të Akuariumit” .

Kujtojmë se ka disa ditë që Grenell po qëndron në rajon, teksa javën e kaluar ka qenë për vizitë edhe në Serbi. /Reporteri.net

https://video.gjirafa.com/video-1628068297-mp4



Të ndryshme
Më shumë
Vedat Bajrami me bashkëshorten takojnë prindërit e Dua Lipës21 July 2021
Shtatë viktima dhe 115 raste të reja me Covid-19, shërohen 40 pacientë 5 July 2020
Eurostat: Që nga nëntori Shqipëria me rritjen më të lartë të vdekjeve në Europë23 June 2021