Nga Rajoni
4 August 2021
Rama po përsërit planin e Enver Hoxhës: serbët zbrazën gjithë Shqipërinë

Avokati Altin Goxhaj ka qenë i ftuar ditën e sotme si çdo javë në Fax News, ku ndër të tjera ka folur për iniciativën “Ballkani i Hapur por edhe për situatën pandemike në vendin tonë.

Duke folur për iniciativën e Kryeministrit Edi Rama për Mini-Schengenin Ballkanik, Altin Goxhaj ngriti shqetësimin se kjo është një përsëritje e planit të Enver Hoxhës pas Luftës së Dytë Botërore, i cili lejoi bashkimin doganor me Serbinë, por këta të fundit zbrasën të gjithë pasuritë e Shqipërisë.

Avokati thotë se e njëjta gjë do të ndodhë edhe në ditët e sotme, por tashmë në një formë tjetër. Ai u shpreh se mallrat serbë do të mbizotërojnë tregun shqiptar dhe shqiptarët do të falimentojnë.

“Të sëmurët me reumatizëm e ndjejnë se do bjeri shi. Ne hapim storyn e Alex Sorosit, nëse ka ardhur në Shqipëri apo Ballkan, dhe e kuptojmë nëse do takohet Rama me Vuçiç për të bërë një pisllik tjetër. Mini-Schengeni është emri i vjetër. Ky projekt filloi me gjermanët. Kemi denoncuar që nga 2017 kjo është Jugosllavia e re. Është një përsëritje e planit të Enver Hoxhës me Titon, por që zgjati vetëm 2 vjet. Shqipëria në ato dy vite pa tmerr me sy. E njëjta skemë u aplikua atëherë. Shqipëria pas vitit 1946 i kishte magazinat plot, ndërsa Jugosllavia bosh. Shqipëria kishte shumë mall në magazina dhe kishte shumë valuta, para, sidomos flori. Erdhën serbët me bashkimin doganar, e njëjta gjë si sot, dhe zbrasën gjithë Shqipërinë. Sot nuk kanë nevojë të bëjnë atë formë. Ne kemi një grup produktesh që konkurrojnë në treg, por që po zhduken. Shqipëtarët ta dinë sot që pijnë shumë rrallë qumesht shqiptar. Ai qumështi që ka etiketa shqiptare është qumesht serb, maqedonas. Produkti serb do të dominojë tregun në Shqipëri. Heqja e doganave e bën tregun fare të lirë dhe shqiptarët do të falimentojnë. Është i njëjti plan si Enver Hoxhës. Në atë kohë ishte Tito me Enver Hoxhën, sot është Vuçiç me Edi Ramën. Ku ndryshojnë? Është e njëjta histori”, tha Goxhaj



Të ndryshme
Më shumë
VMRO i thotë PO kryeministrit shqiptar 5 August 2020
Petkoviq sqaron se çfarë do të dialogojnë nesër me palën kosovare në Bruksel20 October 2021
Varhelyi: Fillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë mbetet prioritet23 June 2021