ShowBiz
6 August 2021
Eni Koçi turp për autoritetet e Korçës: Kujton masakrat ndaj Kosovës!

Reagimi i artistëve shqiptarë ndaj ftesës së artistit serb Goran Bregovic në Festën e Birrës në Korçë, po bëhet çdo ditë edhe më i madh

Këtë herë Eni Koi ka reaguar përmes disa postimeve në InstaStory, “Sa turp që shqyrtohet nga autoritetet përkatëse në Korçë, ardhja e Goran Bregovicit. Një artist aleat i pushtetit serb dhe mbështetës i shtypjes brutale ndaj shqiptarëve. Shqipëria do ecë përpara vetëm kur të gjithë shqiptarët ta duan me shpirt vendin e tyre. Që një vend të zhvillohet duhet që populli ta dojë vendin, ta mbrojë identitetin dhe gjakun e vet edhe përtej kufijve,” shkroi ajo duke vazhduar më pas dhe me shkrime tjera.

“Nëse nuk dëshironi të hulumtoni faktet historike dhe urrejtjes së serbëve ndaj shqiptarëve, merrni rastin kur gjatë ndeshjes së Kombëtares tonë në Serbi, djemtë mezi kanë dalë që aty pasi i gjithë stadiumi po i qëllonte me sende të forta. Mos të flasim për masakrat dhe krimet ndaj shqiptarëve të Kosovës, plagë ende të hapura që përcjellin dhimbje të madhe tek secili prej nesh”.

“Nuk ka dallim mes Shqipërisë dhe Kosovës, ne jemi një. Nuk ka dallim as në sytë e popujve të tjerë si serbët, edhe për ta jemi një. Bashkia e Korçës me “Birra Korçën” e cila më duket është një ndër sponzorët kryesorë, duhet ta anulojnë këtë koncert,” kështu përfundoi Eni Koçi.



Të ndryshme
Më shumë
Qeveria e re, negociata larg syve të publikut 5 August 2020
Rama e ‘vodhi’ idenë e Erdogan për 2 satelitët21 October 2021
Ish-ministri shqiptar: Aeroportin e Rinasit ta quajmë Lepa Brena10 August 2021