ShowBiz
22 September 2026
Ende nuk doli në protestë, por Adelina Ismaili tha diçka për UÇK-në

Pop Diva, Adelina Ismaili është e njohur për qëndrimet e saj publike kur bëhet fjalë për tema dhe kauza që lidhen me Kosovën. Së fundmi, vëmendja është përqendruar te reagimet pas vendimeve ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Adelina nuk është parë të marrë pjesë në protestë, por përmes një publikimi në Instagram, të shoqëruar me këngën e saj “Ushtarit tim”, ajo ka shkruar një mesazh në mbështetje të luftëtarëve të lirisë.

Në të, ajo shpreh respekt dhe mirënjohje për të rënët, duke e cilësuar UÇK-në si të shenjtë. 

Në mesazhin e saj, këngëtarja ka theksuar se sakrifica e luftëtarëve bëri të mundur lirinë dhe se gjaku e amaneti i tyre do të kujtohen brez pas brezi.

Ende nuk doli në protestë, por Adelina Ismaili tha diçka për UÇK-në



Të ndryshme
Më shumë
Behgjet Pacolli ofron shpërblim për këdo që jep informacione që çojnë në arrestimin e Dardan Krivaqës24 August 2021
Dy baballarët marrin diplomat në vend të vajzave që humbën jetën tragjikisht në Gjilan27 September 2025
Mickoski për autostradat në Korridorin 8: Pres të përfundohen para kohe14 July 2025