Nga Bota
6 August 2021
Jo vetëm zjarret, Turqia dhe Greqia shkunden edhe nga tërmetet

Turqia dhe Greqia janë dy nga vendet më të prekura nga flakët e zjarrit, duke humbur edhe jetë njerëzish.

Po sikur të mos mjaftonte kjo një “stuhi” tërmetesh ka goditur zonën e Datças. Sipas mediave turke janë regjistruar 131 tërmete, më i madhi me magnitudë 5.5 i shkallës Rihter.

Ndërsa “EMSC” ka shënuar lëvizje të tjera në një zonë tjetër. Rreth orës 1 të mëngjesit, në Dodecanese është regjistruar një tjetër lëkundje, por këtë herë me magnitudë 3.2 ballë të shkallës rihter.

Ndërkohë që dhe në Greqi, situata nuk është më e mirë. Pranë zonës së njohur si Peristeri, është shënuar një lëkundje me magnitudë 3.3 të shkallës Rihter.



Të ndryshme
Më shumë
Vuçiq thotë se Britania e Madhe qëndron prapa aksionit në Mitrovicën Veriore: Nuk i lejoj të më bëjnë budalla16 October 2021
“S’ta lejoj, je e paedukatë”, gjesti i Semit indinjon Ilirin19 October 2021
Polonia dhe Ukraina ia ndaluan koncertet Bregoviqit 5 August 2021