Nga Vendi
6 August 2021
Dje në Maqedoni janë vaksinuar mbi 10 mijë qytetarë

Ministria e Shëndetësisë në RMV informon se në pikat e vaksinimit në shtet dhe në terren, në përfundim me ditën djeshme, janë vaksinuar gjithsej 528.117 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës në shtet dje e kanë marrë 3.993 qytetarë, ndërsa gjithsej janë vaksinuar 10.179 qytetarë.

Në shtet gjithsej janë aplikuar 944.731 doza të vaksinave, ndërsa janë rivaksinuar 416.614 qytetarë.

Sipas MSH-së, 65 për qind e popullatës mbi 70 vjeç kanë marrë së paku një dozë vaksinë, 62 për qind e popullatës mbi 65 vjeç është vaksinuar së paku me një dozë vaksinë, 58 për qind e popullatës mbi 60 vjeç është vaksinuar së paku me një dozë vaksinë dhe 47 për qind e popullatës mbi 50 vjeç është vaksinuar së paku me një dozë të vaksinës. Qytetarët pa termin të caktuar po vaksinohen në pikat ekzistuese të vaksinimit në të gjithë shtetin.

“Procesi i vaksinimit në terren po zhvillohet në të gjithë territorin e shtetit, me rotacione të ekipeve mjekësore në çdo fshat, vendbanim rural, lagje. Ueb faqja vakcinacija.mk është e hapur për caktim të terminëve për vaksinim të fëmijëve. Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të përfshihen në vaksinimin masiv, sepse vetëm në këtë mënyrë do të kemi sukses, ta mposhtim virusin”, thonë nga MSH./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Sela, Gashi dhe Kasami nuk shkojnë në takimin e thirrur nga Ahmeti13 August 2020
Ja në cilat qytete do të fillojnë partitë fushatën për zgjedhjet202024 June 2020
Presidenca del kundër Talat Xhaferit, sipas tyre shkresa nga Kuvendi duhet të arrijë10 August 2020