Nga Vendi
9 August 2021
“E Majta” sërish do ta padisë Talat Xhaferin

“E Majta” do ta padisë edhe njëherë kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Në një njoftim me shkrim nga thonë se deri te Prokuroria Themelore Shkup do të dorëzojnë padi penale për kryeparlamentarin Talat Xhaferi për siç shkruajnë në njoftimin me shkrim, keqpërdorimin e flamurit evropian gjatë miratimit të Ligjit për shtetësi.

“E Majta” ka paditur edhe më herët kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi për keqpërdorim të detyrës zyrtare, për shkak se Xhaferi ua kishte kthyer mbrapsht kërkesën e “Së Majtës” për interpelancë ndaj të tij, me arsyetimin se në kërkesë nuk shkruhej emri kushtetues i vendit, Republika e Maqedonisë së Veriut.



Të ndryshme
Më shumë
Thonë se marrin nga 30 mijë euro bakshish në dasma, Aida Doçi dyshon në këto deklarata të këngëtarëve22 September 2021
Foto më seksi të Ronelës nuk keni parë27 June 2020
Era Istrefi po e shijon epitetin teze, pozon me mbesen e vogël14 October 2026