Nga Vendi
9 August 2021
Çmime të reja të derivateve të naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit mori vendim, me të cilin bëhet zvogëlimi i çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,91 % në raport me vendimin e datës 03.08.2021.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ?UROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe i ?URODIZELIT (D-? V) zvogëlohen për 1,00 denarë/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për amvisëri (?L-1) zvogëlohet për 1,50 denarë/litër, në raport me çmimin e shitjes me pakicë, të përcaktuar me vendimin e përcaktimit të çmimeve më të larta të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit nga data 03.08.2021.

Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit ?-1 SU zvogëlohet për 1,105 denarë/kg dhe tani do të jetë 36,876 den/kg.

Nga data 10.08.2021, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë për motorë EUROSUPER BS95 – 72,00 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS98 – 74,00 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS(D-E V) – 62,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 62,00 (denarë/litër)
Mazut ?-1 SU – 36,876 (denarë/kilogram).

Në periudhën e kaluar shtatëditore çmimet referuese në tregun botëror, mesatarisht shënojnë ulje: benzina për 2,646 %, nafta 3,041%, vaji ekstra i lehtë 2,917 % dhe te mazuti ka ulje për 3,215 %. Në periudhën e njëjtë kursi i denarit në raport me dollarin është më i ulët për 0.548%.

Nga KRRE thonë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 të datës 10.08.2021.

“Tregtarët me shumicë dhe pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit, mund të formulojnë çmime edhe më të ulëta të derivateve të ndryshme të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit, se çmimet më të larta të përcaktuara”, thonë nga KRRE./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Eurostat: Që nga nëntori Shqipëria me rritjen më të lartë të vdekjeve në Europë23 June 2021
Boçvarski: Kemi nisur procedurë që t’i merret licenca për punë kompanisë “Besa Trans”23 November 2021
Arrestohet një grua nga Kërçova për drogë21 July 2021