ShowBiz
9 August 2021
‘Patriotë leshi’, opinionisti shqiptar thotë se VIP-at shqiptarë kopjojnë Cecën dhe Karleusën

Në mesin e reagimeve për koncertin e Goran Bregovic, nuk ka munguar një i fundit nga opinionisti Olti Curri.

Olti, që gjithmonë ka ditur të krijojë debat me qëndrimet e tij, duket se është pjesë e një grupi të mendimit alternativ, përtej barrikadimeve në “pro” dhe “kundër”.

Ai duke portretizuar ‘miqësinë’ mes Edi Ramës dhe Aleksandër Vuqiq, është shprehur se “kur nuk kanë çfarë i bëjnë gomarit, i bien samarit [në këtë rast këngëtarit serb]”.

Ai ka shkuar tutje duke grumbulluar imazhe të Cecës dhe Jelena Karleushës.

Me pyetjen se a ju duken fytyra të njohura, Olti është shprehur:

“Janë frymëzim luku për shumë femrat vip shqiptare që ju patriotë leshi i bëni like dhe komente gjithë afsh. Kur të hiqni dore nga pornografia serbe, hajde dhe më bëni si patriotë të zjarrtë shqiptarë”.



Të ndryshme
Më shumë
Thaçi kërkon që të mobilizohen qytetarët për të votuar15 July 2020
ASH: Qeveria e re do të jetë pa LSDM-në dhe BDI-në 2 November 2021
Aleanca për Shqiptarët: Vazhdon avazi i vjetër i praktimit të pushtetit nga koalicioni LSDM-BDI13 September 2020