Nga Vendi
21 July 2026
Ali Ahmeti shpreh ngushëllime për familjen Tërnava pas tragjedisë pranë Hanit të Elezit

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka shprehur ngushëllime për familjen Tërnava, e cila humbi më të dashurit e saj në aksidentin tragjik pranë pikëkalimit kufitar Hani i Elezit–Bllacë. „Me dhimbje të thellë mora lajmin për tragjedinë e rëndë që goditi familjen Tërnava”, ka shkruar Ahmeti në mesazhin e tij, duke theksuar se, përballë humbjeve të tilla, „çdo fjalë është e pamjaftueshme”. Ahmeti ka shprehur solidaritetin e tij me familjen në këto momente të vështira, duke u uruar forcë, durim dhe kurajë për ta përballuar këtë sprovë. „Familjes Tërnava u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe bashkëndjej me ta në këto çaste të rënda”, ka shkruar ai, ndërsa mesazhin e ka përmbyllur me fjalët, „U prehshin në paqen e amshuar”. 



Të ndryshme
Më shumë
Presidentja e Komisionit Evropian nis vizitën në Tiranë, pritet nga kryeministri Rama28 September 2021
Osmani-Kofod: Danimarka është partner serioz, mik i sinqertë dhe mbështetës i fortë i integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut 1 September 2021
Ahmeti: UÇK-ja e mbrojti pragun e shtëpisë, u ngrit kundër regjimit të Millosheviqit 3 October 2026