Nga Rajoni
10 August 2021
Ish ushtari i UÇK-së i kontribuon fondit të Kadri Veselit me 10 mijë euro

Ish ushtari i UÇK-së, tash mërgimtar në Gjermani, Isak Gashi, nga fshati Mleqan i Malishevës, së bashku me bashkëshorten e tij, kanë vendosur që paratë e kursyera prej 10 mijë euro për rregullimin e shtëpisë, t’i japin donacion për fondin e krijuar për mbrojtjen e ish eprorit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Kadri Veseli.

Gashi në një prononcim për Infokus, ka thënë se ai dhe bashkëshortja nuk ndihen mirë ta rregullojnë shtëpinë e tyre, kur çlirimtarët e Kosovës gjykohen padrejtësisht në Hagë, e të mos ndihmojnë sadopak.

“Kemi vendosur që paratë e kursyera për rregullimin e shtëpisë, 10 mijë euro t’i japim donacion për fondin në mbrojtje të Kadri Veselit. Nuk ndiheshim rehat që ta rregullojmë shtëpinë në një kohë kur çlirimtarët tanë po përballen me akuza të rrema për krime lufte”, thekson ai.

Ata sot kanë nevojë për ne. Dikur ata rrezikuan jetën për lirinë tonë e të e Kosovës, sot e kemi shancin që t’u dalim në ndihmë me aq sa kemi mundësi”, ka thënë Gashi.



Të ndryshme
Më shumë
Kush është mashkulli që u pa pranë Leonora Jakupit gjatë pushimeve në Turqi16 September 2021
Rita Ora nga Los Angelos i kërkon mamasë recetën e gatimit për “Speca me gjizë”22 July 2021
‘Po e përcillte për Zvicër dhe u puthën në buzë’, Edit i publikohet fotografia me të dashurën jashtë ‘Për’puthen’29 September 2021