Nga Bota
15 October 2025
Netanyahu thotë se shpreson për paqe të qëndrueshme në Gazë

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se shpreson për paqe në fazën tjetër të marrëveshjes së armëpushimit me Hamasin.
 

Në një intervistë për CBS Neës, Netanyahu ka thënë se gjithçka do të bëhet sipas kushteve të presidentit amerikan, Donald Trump, se “ferri do të shpërthejë” nëse Hamasi nuk çarmatoset.

“Shpresoj që të mos ndodhë”, është shprehur Netanyahu. “Shpresoj që ta bëjmë këtë në mënyrë paqësore. Sigurisht që jemi gati ta bëjmë këtë”.

“Së pari, Hamasi duhet të dorëzojë armët e tij. Dhe së dyti, duhet të siguroheni që nuk ka fabrika armësh brenda Gazës. Nuk ka kontrabandë armësh në Gazë. Ky është demilitarizim”, ka shtuar ai.

Hamasi ka thënë më parë se nuk do të çarmatoset nëse nuk krijohet një shtet palestinez.

Ndërkohë, të martën, presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Hamasi do të çarmatoset dhe se nëse grupi nuk e bën këtë, do ta bëjë SHBA-ja.



Të ndryshme
Më shumë
Fronti Evropian: Shqiptarët po anashkalohen gjatë punësimeve në institucionet shtetërore .20 May 2025
Shkupi dhe 43 komuna të tjera zgjodhën kryetarët e ri 1 November 2021
Vazhdon edhe sot procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve, Covey në ditën e dytë të dëshmisë 1 October 2025