Nga Vendi
10 August 2021
Maqedonia heq kompensimet për mjetet ajrore ushtarake dhe policore të Serbisë, Malit të Zi dhe Rumanisë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dje përmes internetit e mbajti, mbledhjen e 98-të, në të cilën u soll vendim për lirim nga pagesa e kompensimit për shërbime për fluturime dhe për shërbime terminale në hapësirën ajrore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në fluturimet e mjeteve ajrore ushtarake dhe policore të Serbisë, Malit të Zi dhe Rumanisë.

Siç njofton shërbimi qeveritar për shtyp, lirimi nga pagesa e kompensimit të shërbimeve për fluturime dhe për shërbime terminale të mjeteve ajrore ushtarake dhe policore të vendeve të cekura është për ofrim të ndihmës në shuarjen e zjarreve në ambient të hapur.

Vendimi me kërkesë të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim është me qëllim të lehtësimit të procedurave për arritjes së ndihmës së huaj me mjete ajrore dhe shkurtim të kohës për sistemim dhe veprim në rajonet e krizës.



Të ndryshme
Më shumë
Vjosa Osmani në mbështetje të studentëve shqiptarë, thirrje për mbrojtjen e gjuhës shqipe 6 April 2026
Ahmeti: Mjedisi kërkon trajtim shumë vjeçar22 June 2021
Qeveria synon uljen e deficitit nën 3% dhe forcimin e ekonomisë19 April 2026