Nga Rajoni
2 July 2020
Kosovë 73 raste të reja me covid-19, shëruar 63

Instituti  Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), ka njoftuar se sot janë konfirmuar edhe 73 raste të reja me coronavirus, ndërkaq janë shëruar 63 pacientë.

IKSHPK bën të ditur se  sot më 02 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 225 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 73 raste pozitive.

 

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 44 raste, komuna e Lipjanit 7 raste, komuna e Ferizajt 5 raste, komuna e Vushtrrisë 5 raste, komuna e Fushë Kosovës 3 raste, komuna e Obiliqit 3 raste, komuna e Skenderajt 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Klinë, Pejë dhe Podujevë.

IKSHPK ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse ndaj virusit COVID-19.

“Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe maskat. Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda. Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm! Ju lutem të keni kujdes, sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve”.



Të ndryshme
Më shumë
Beatrix nuk e lëshon mikrofonin as në shtrat18 March 2022
Bexheti për politizimin në shkollat e Tetovës: Problemi është më i thellë, edukimi nuk është si duhet 8 October 2021
Këto janë 11 marrëveshjet e nënshkruara sot mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut16 September 2021