Nga Vendi
5 August 2020
Palmer: Mbështesim çdo qeveri që do të zgjidhet dhe përkrah NATO dhe BE

Shtetet e Bashkuara presin një partner të mirë dhe të fortë në qeverinë e re të Maqedonisë Veriore, tha përfaqësuesi Special i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer.

” Tani është një periudhë e negociatave për të formuar një koalicion, i cili është një proces i natyrshëm në sistemet parlamentare demokratike. Nga këndvështrimi amerikan, ajo që është e rëndësishme dhe ajo që duam të theksojmë se ne presim një partner të mirë dhe të fortë në qeverinë e Maqedonisë Veriore, qeveri e cila është e angazhuar për të shfrytëzuar sa më shumë anëtarësimin në NATO, një qeveri që është e angazhuar për të udhëhequr vendin përpara në rrugën për në Bashkimin Evropian” tha Palmer.

Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara presin që qeveria e re të angazhohet për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës.

“Një qeveri që do të punojë për të promovuar paqen dhe prosperitetin për të gjithë qytetarët e Maqedonisë Veriore,” tha ai.



Të ndryshme
Më shumë
Çmime të reja të derivateve të naftës në Maqedoni 9 August 2021
Finance Think rekomandon rritje graduale të çmimit të derivateve të naftës në Maqedoni29 June 2021
Pse duhet të hani shalqi çdo ditë, dhjetë arsye të forta për shëndetin27 July 2020