Nga Rajoni
10 August 2021
Dita kur krisi lufta në Gllogjan, Haradinaj: Na shanë serbisht, pastaj u dëgjua një e shtënë

Gjenerali i luftës, Daut Haradinaj, ka rrëfyer historinë e tij në emisionin Pressing. Ai ka folur edhe për momentin që e nxiti luftën në Deçan, e ku vet ai dhe Rasim Selmanaj ishin protagonist.

Haradinaj ka thënë se bashkë me Selmanajn po ktheheshin drejt Gllogjanit, kur pak para se të mbërrinin në shtëpi, kishin filluar provokimet përmes ofendimeve nga forcat serbe.

Në një moment kishte edhe një të shtënë nga policët serbë.

“Gjatë rrugës na bërtitën serbisht, pak para se me mbërri te shpija jeme. Edhe filluan me sha e me bërtitë, zbritën prej veturës. Kanë qenë të armatosur e me helmeta dhe për çudinë teme ata edhe gjujtën. Nuk e kisha idenë në kënd dhe jemi nda me Rasimin”, ka rrëfyer Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se pastaj e kishte kuptuar se gjithçka ishte e orkestruar.

“Aty kanë fillu luftimet. Rasimin arritën me e kapë, pastaj aty filloi fronti. Ata si duket e kishin rrethu shtëpinë gjatë natës, por ne s’i kemi pa. Për shumë pak minuta arritën me bombardu shtëpinë e me gjuajtë”, tha ai.

“Aty nisi dyluftimi, dy duar për një krye. Aty kush çka të mundet…”, tha Haradinaj



Të ndryshme
Më shumë
“Më mirë për Tetovën”: Zaev me metoda të regjimit të kaluar po mundohet të pengojë gjithpërfshirjen e qytetarëve në zgjedhje28 July 2021
Skender Hyseni: Kurti dje nga Brukseli foli sikur t’i drejtohej ndonjë tubimi të VV-së diku në ndonjë fshat të Kosovës16 June 2021
Çka është ICD-ja, mjeti që do t’i vendoset në zemër Eriksenit?17 June 2021