Kuriozitete
15 May 2020
Shefi i kuzhinës në Hanoi shkrin talentin me “koronaburger” (FOTO)

“Për ta mundur, duhet ta hash atë”. Kjo duket se është filozofia e një shefi kuzhine nga Hanoi i cili po tenton të rrisë moralin në kryeqytetin vietnamez me hamburgerët e tij me tematikë koronavirusi.

Duke i qeshur në fytyrë pandemisë globale, Hoang Tung dhe grupi i tij shpenzojnë ditën e tyre duke i dhënë formë kurore burgerave të ngyrosur me jeshile, për t’i ngjarë imazheve mikroskopike të vetë virusit.

“Ne këtu në Vietman kemi një shaka apo thënie, se nëse ke frikë diçka atëherë duhet ta hash atë,” thotë Tung, në restorantin e tij Pizza Home në qendër të Hanoi.
“Prandaj dhe koronavirusi nuk do të jetë më i frikshëm nëse ha burgerin në formën e tij. Kjo mënyrë mendimi shpërndan gëzim te të tjerët gjatë kohës së pandemisë,” tha Tung.

Dyqani i tij shet rreth 50 burgerë në ditë, megjithse shumë biznese në Vietnam janë detyrur të mbyllen prej virusit.

Vendi ka tashmë vetëm 148 raste dhe asnjë vdekje, por autoritetet gjithsesi kanë urdhëruar mbylljen e të gjitha bizneseve jo-esenciale. Vetëm disa restorante punojnë me dërgesa, siç është dyqani i Tung.

Teksa sjell nipin e tij për një “koronaburger”, 66 vjeçari Dang Dinh Quy, thotë se ushqimi është rritës për moralin.

“Ky koronavirus është shumë i rrezikshëm, por nëse ha burgerin në formën e tij, në mendje je ti fitimtari”, thotë ai.



Të ndryshme
Më shumë
Daut Haradinaj: Aksionet i nisa në vitin ’95, atë kohë as që e dija çka është UÇK-ja10 August 2021
I vetëm përballë gjashtë policëve, studenti bëhet personazhi i protestës në Tiranë, arrestohet dhe lidhet me pranga pas një porte14 October 2026
Gjarpri prej 7 metrash gjen një shtëpi13 September 2021