Kuriozitete
13 September 2021
Gjarpri prej 7 metrash gjen një shtëpi

E quajtur Super Gjarpri, ky piton femër 14-vjeçare është tashmë një banore e Akuariumit Kombëtar Al Qana në Abu Dabi, në zonën e pyllit të shiut së bashku me 8000 krijesa të tjera.

E gjatë shtatë metra dhe me një peshë prej 115 kilogramë, ky gjarpër ha rosakë dhe lepuj, ndërsa është një notare e shkëlqyer. Nevojiten 12 njerëz për ta mbajtur atë në të gjithë gjatësinë e saj.

Super Gjarpri lindi në Los Anxheles në sajë të një programi specifik dhe është e mësuar me kontaktin njerëzor, por ka mbetur një specie e pa ekspozuar në publik. Tashmë, vizitorët do të jenë në gjendje të shohin nga afër zvarranikun e mahnitshëm.

 



Të ndryshme
Më shumë
Anjeza Gubetini i ha fjalët e veta, diikur deklaronte se kurrë nuk do të bëhet pjesë e Big Brother VIP 1 November 2026
Adrola shfaqet plot stil në paraqitjen e fundit 13 September 2026
Remi pyetet se a mund të ftohet nga Specialja28 September 2026