Sport
2 July 2020
Werderi dhe Rashica nuk ia dalin në shtëpi, mbetja në Bundesliga do të diskutohet në ndeshjen e kthimit

Werder Bremen ka barazuar pa gola në ndeshjen e parë të ‘Play-Out’-it.

Skuadra e famshme gjermane ishte nikoqire e Heidenheim që vinte nga Bundesliga 2.

Gjatë 90 minutave të dyja skuadrat kanë pasur raste të mira shënimi, por portat në fund mbetën të pa prekura.

Milot Rashica ka qenë titullar si gjithnjë për Werderin dhe njëri nga më të mirët në fushë.

Ylli i Kosovës ishte i pandalshëm për mbrojtjen mysafire, por në fund i mungoi goli për ta ndihmuar skuadrën e tij.

Gjithsesi Werder dhe Rashica do të kërkojnë mbetjen në Bundesliga në ndeshjen e kthimit që zhvillohet ditën e hënë. 



Të ndryshme
Më shumë
Pritjes së ëmbël i vjen fundi, Olta Gixhari bëhet nënë për herë të parë22 August 2020
Qytetarët të jenë të qetë, ushqimi është i sigurt25 October 2021
Arta Nitaj pozon e zhveshur në ara 9 July 2021