Nga Vendi
13 August 2021
Zaev: Maqedonia e Veriut është vendi i parë në rajon që e zhvilloi “Garancinë për të rinj”

Bujqësia dhe prodhimi i ushqimit janë një shans për sukses, ndërsa pandemia me KOVID -19 e theksoi edhe më shumë nevojën që popullatës t’i sigurohet ushqim i shëndetshëm, i sigurt, cilësor dhe i larmishëm.

Për këtë qëllim, kjo Qeveri e ka miratuar masën për mbështetje deri në 20,000 euro mjete të pakthyeshme për nxitjen e prodhimit bujqësor të fermerëve të rinj. Mundësia është e hapur, që sa më shumë të rinj të përfshihen në të gjithë procesin e bujqësisë, të sigurojnë kushte të mira për të ardhmen e tyre dhe të qëndrojnë, ta ndërtojnë këtu, në shtëpi, shkroi kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij zyrtar në Fejsbuk me rastin e Ditës Ndërkombëtare e Rinisë nën moton “Transformimi i Sistemeve të Ushqimit: Inovacioni i të Rinjve për Shëndetin Njerëzor dhe Planetar”.

Sipas Zaevit, është jashtëzakonisht e rëndësishme të adresohen sfidat e tjera kryesore që janë pjesë e # Axhendës2030 të Kombeve të Bashkuara, të tilla si: zvogëlimi i papunësisë së të rinjve, përfshirja sociale, kujdesi shëndetësor, ruajtja e biodiversitetit dhe zbutja e ndryshimeve klimatike.

Në postimin, Zaev nuk harroi t’i përmend edhe mjekët e rinj të cilëve me këtë rast u jep mirënjohje publike dhe falënderime.

“Maqedonia e Veriut është vendi i parë në rajon që e zhvilloi “Garancinë për të rinj”, e cila ka dhënë sukses të konsiderueshëm sa i përket aktivitetit të të rinjve në tregun e punës në vendin tonë. Së bashku me politikat e tjera gjithëpërfshirëse dhe të koordinuara të të rinjve, siç është Plani operativ për punësim, shkalla e papunësisë së të rinjve nga 41.9 për qind në 2016 ra në 29.6 për qind në vitin 2020. Ne e pamë nevojën për përfshirjen e të rinjve në procese të rëndësishme shoqërore. Prandaj, sot, përmes Ligjit për Pjesëmarrjen e të Rinjve dhe Politikat Rinore, në të gjitha organet e administratës shtetërore dhe në njësitë e vetëqeverisjes vendore është emëruar një zyrtar për të rinjtë , i cili do t’i ndihmojë të rinjtë në çështjet që u interesojnë në fushën e institucionit specifik (https: / /vlada.mk/sluzbenik-za-mladi)”, thekson Zaev.

Ai thekson se të rinjtë përmes angazhimit personal ishin dhe janë akoma aktivë në ballafaqimin me pasojat e Kovid-19.

“Dua të jap mirënjohje dhe falënderime për mjekët e rinj, të cilët janë të përfshirë drejtpërdrejt ose indirekt në sistemin shëndetësor dhe që luftojnë pa u lodhur për jetën e qytetarëve tanë dhe të gjithë vullnetarëve të rinj, të cilët përmes angazhimit individual dhe kolektiv, kontribuojnë në ballafaqimin me pandeminë”, thekson kryeministri.

Kujton se edhe #InternationalYouthDay mbahet çdo vit më 12 gusht, si dhe se është një nismë që i feston cilësitë e të rinjve dhe i njeh sfidat me të cilat mund të përballen të rinjtë e sotëm.

“Ne e festojmë #Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, duke e njohur rolin e rëndësishëm të të rinjve në krijimin e një shoqërie demokratike dhe përmes institucioneve së bashku krijojmë politika për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët, shton Zaev.



Të ndryshme
Më shumë
Regjeneratori natyral për flokë me bazë bananeje flokët tuaja do t’i mbrojë nga rrezatimi i fortë i diellit dhe nxehtësia23 August 2020
Në Zvicër po shqyrtohet mundësia që në autostradë shpejtësia maksimale të jetë 60 km/orë23 August 2021
Arrestohet 61-vjeçari në Kavajë, ngacmoi seksualisht një 14-vjeçare30 June 2021