ShowBiz
13 August 2021
“Të dua” dhe “Kosova është Shqipëri” – komentet e shqiptarëve në profilin e Bregoviqit

Me 22 gusht në Korçë pritet të performojë këngëtari serb, Goran Bregoviq, si pjesë e festës së birrës e cila mbahet çdo vit.

Pjesëmarrja e tij në këtë festë po kundërshtohet nga të famshmit shqiptarë, të cilët kanë hequr dorë nga performanca, si Dafina Zeqiri, Capital T dhe së fundmi Shemi i “Ilirëve”.

Përveç tyre, Bregoviqin po e kundërshtojnë edhe shumë shqiptarë nga Kosova e Shqipëria, megjithatë, ka prej tyre që mezi presin ta shohin.

Në profilin e artisti serb në Instagram, ku është bërë njoftimi për blerjen e biletave dje, pati komente të ndryshme.

Disa prej shqiptarëve i kanë shkruar “Të dua” dhe “Mirësvjen”, ndërkohë shumë të tjerë e kanë ofenduar dhe i thanë se nuk ‘je i mirëseardhur’.

“Kosova është Shqipëri”, lexohet një koment poshtë fotografisë së tij, njofton Klankosova.tv.

 



Të ndryshme
Më shumë
Prokuroria nis shqyrtimin e dokumenteve për covid qendrën në Tetovë17 September 2021
E diela ditë jo pune pas pandemisë23 February 2021
“S’ta lejoj, je e paedukatë”, gjesti i Semit indinjon Ilirin19 October 2021