Nga Vendi
13 August 2021
Antikorrpusioni në Maqedoni: Vendimet e ministrive për punësime kanë për qëllim grumbullimin e votave

Punësimi në administratën publike vetëm pasi të kenë përfunduar zgjedhjet lokale. Komisioni Kundër Korrupsionit tha se edhe pse ka shpallje publike për rreth 300 vende pune në shërbime, prapë ata që do të kalojnë konkurset, nuk do të lejohen të punësohen menjëherë.

Vendimi i disa ministrive për të publikuar shpallje për punonjës të ri pak para shpalljes së zgjedhjeve, sipas këtij institucioni, është klientelizëm.

“Me vetë shpalljen, po mbajnë peng ata që presin të punësohen dhe mund ta përdorin atë si klientelizëm klasik, respektivisht si sigurim të votave. Dhe ata, imagjinoni, disa tashmë kanë aplikuar dhe ata i kanë informacionet e tyre se kush janë, cilët janë familjet e tyre, kështu që ka vend për më shumë dyshime këtu dhe kjo është arsyeja pse ne mendojmë se nuk është në frymën e qeverisjes së mirë”, tha Biljana Ivanovska, kryetare e KPK-së.

Për Komisioni kundër korrupsionit, nuk ka bazë për ryshfet parazgjedhor me pagesën e subvencioneve bujqësore pasi tashmë janë shpallur zgjedhjet. Qeveria kohët e fundit është mburrur se 10 milionë euro subvencione janë paguar për fermerët, ndërsa ka paralajmëruar edhe subvencione të reja.



Të ndryshme
Më shumë
Arben Vitia jep dorëheqje nga Ministria e Shëndetësisë 1 October 2021
Microsoft po shtyn Windows Update 10 May 2020 për më shumë përdorues27 July 2020
Pas lirimit nga paraburgimi, Fjolla Morina ndahet nga Fisnik Syla?27 September 2021