Nga Vendi
3 July 2020
VEBI BEXHETI: "ZAEVIT I RA MASKA E VIRUSIT TË NACIONALIZMIT"

Shkrim nga Profesori Vebi Bexheti

 Deklarata e Liderit të LSDM-së, se do bashkëpunojë me Mickovskin dhe partinë e tij, për ndihmë reciproke me numër të caktuar deputetësh, që të mos varen nga partitë shqiptare, e tregoi fëtyrën e vërtetë, duke mos mundur të përmbahet nga mllefi që ka për shqiptarët, edhe pse me gojën plot mburret se ai është edhe lider i një numri të madh të tyre. Sipas Zaevit paska shqiptarë të mirë, që turren pas tij dhe partisë që e udhëheq, dhe shqiptarë që nuk mund të qeverisin me cilëndoqoftë parti maqedonase. Ky qëndrim i zotit Zaev, që i fyu rëndë shqiptarët dhe votën e tyre, nuk duhej të kalojë në heshtje edhe nga vetë shqiptarët, anëtarë të LSDM-së, të cilëve ua ka zënë bishtin dera, dhe shqiptarët e partisë ,,Besa”, që si duket, janë shumë të kënaqur me nga ,,koc”, që ua kishte premtuar lideri i ri për to, e që e udhëheq koalicionin ,,Možeme”. Para disa vitesh kështu deklaronte edhe azilanti Gruevski, por kur nuk i doli hesapi, me orë të tëra, priste pas perdeve. Gjithsesi, nga një numër shqiptarësh, anëtarë të LSDM-së, të cilët ishin të manipuluar, në një moment të caktuar, kjo deklaratë nuk është pritur mirë, prandaj tani është koha, që t’i thonë ,,lamtumirë” shefit të tyre dhe të orientohen kah partitë shqiptare, ose të flenë të qetë si shumica e popullatës që nuk janë militantë partiakë, por që e shfrytëzojnë të drejtën e votës së tyre në ditën e zgjedhjeve. Nuk habit fakti se lideri i një parie shqiptare, që para disa viteve angazhohej fuqishëm për ridefinimin e shtetit, e që më në fund bëri koalicion parazgjedhor me partinë, lideri i së cilës nuk do parti shqiptare, sikur partia e tij të emërtohej ndryshe, e jo BESA. Ky emër emblematik për shqiptarët, që konsiderohet si institucioni i qenies së tyre, për fat të keq, i mbeti një parie që nuk pati takat e as dinjitet ta mbajë të panjollosur. Ndoshta lideri i saj nuk e ka të qartë domethënien e kësaj fjale të shenjtë për shqiptarët, prandaj edhe e shiti aq lirë, për një ose dy vende në parlament.



Të ndryshme
Më shumë
64-vjeçari dyshohet se ishte në motel me një grua rreth 70-vjeçe... 22 June 2021
A do ta përkrahë LSDM kandidatin e BDI në Kërçovë? Ja si përgjigjet Zaev23 August 2021
Të martën sfida/ Zgjedhjet në Xhorxhia përcaktuese për kontrollin e Senatit 3 January 2021