Nga Bota
3 July 2020
Agjencia për Zbatimin e Gjuhëve: KSHZ-ja të respektojë Ligjin për Gjuhët

 

Agjencia e gjuhëve vlerëson se, një vit pas hyrjes në fuqi të ligjit për përdorimin e gjuhëve, institucionet janë të obliguara ta respektojnë atë edhe pse ligjet e tjera nuk janë harmonizuar me këtë ligj. Reagimi i këtij organi vjen një ditë pasi Alsat njoftoi se fletëvotimet nuk do të shtypen në dy gjuhë për të gjithë territorin por vetëm për komunat me mbi 20% shqiptarë. Këtë vendim, shumica në KSHZ e kishte bazuar në Kodin zgjedhor i cili nuk është harmonizuar me ligjin e gjuhëve.

Në përputhje me Ligjin për përdorimin e Gjuhëve, në të gjitha organet e pushtetit shtetëror, në institucionet qendrore, ndërmarrjet publike, dhe të tjera, gjuhë zyrtare, krahas gjuhës maqedonase dhe alfabetit të saj, është edhe gjuha që e flasin së paku 20% e qytetarëve. Gjatë mbajtjes së zgjedhjeve, në punën dhe procedurat e të gjitha komisioneve, trupave të tjera dhe institucioneve, në mënyrë të barabartë shfrytëzohen, përdoren dhe zbatohen gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik dhe gjuha që e flasin së paku 20% e qytetarëve – thonë nga Agjencia për Zbatimin e Gjuhëve.

Sqarimin e njëjtë e bën edhe nënkryetarja e KSHZ-së Ditmire Shehu e cila thotë se kolegët e saj kanë bërë interpretime të pasakta të ligjit.

Kjo çështje është e rregulluar me Ligj, edhe atë me nenin 23 paragrafi (5) i Ligjit për përdorimin e gjuhëve i cili thotë: “Në rast të mos harmonizimit të dispozitave të këtij ligji me dispozitat gjuhësore të ligjit tjetër, organet kanë për detyrë t’i zbatojnë dispozitat e këtij ligji”. Nga e gjithë kjo shihet qartë që nëpër media nga anëtarë të KSHZ-së plasohen interpretime dhe informacione subjektive, jo të sakta dhe jo të bazuara në normat pozitive nga Ligji për përdorimin e gjuhëve – u shpreh Ditmire Shehu, nënkryetare e KSHZ-së.

Një ditë më parë, kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkoski, tha se propozimi i Shehut për dygjuhësi në fletëvotime ishte mbivotuar nga kolegët e tjerë të cilët bazohen në Kodin zgjedhor dhe se i mbetet përbërjes së ardhme parlamentare ta rregullojë këtë çështje./AlsatM



Të ndryshme
Më shumë
Moti sot në Maqedoninë e Veriut22 September 2021
“Semi ka qenë në lidhje dashurie edhe me një ish të dashur tjetër të Bora Zemanit”18 October 2021
Sot nis fushata për Zgjedhjet lokale, do të zgjasë deri më 17 tetor29 September 2025