Nga Bota
18 August 2021
Tha se u largua për të shmangur gjakderdhjen, ende e paqartë se ku ndodhet ish-presidenti i Afganistanit

Ish-presidenti afgan, Ashraf Ghani, u largua nga vendi i tij, të dielën, ndërsa trupat talebane po pushtonin qytete të tëra dhe hynë deri në Kabul. Por ende sot e kësaj ditë është e paqartë se ku shkoi ai.

Pas marrjes së Kabul nga talebanët, kishte spekulime se ai kishte udhëtuar drejt Taxhikistanit ose Uzbekistanit, si dhe raportime të tjera që ai kishte drejtuar për në Oman. Por në një deklaratë publike Taxhikistani e përgënjeshtroi lajmin se Ghani kishte mbërritur në vendin e tyre dhe po strehohej atje.

Gjithashtu të mërkurën kishte njoftime të pakonfirmuara dhe të paverifikuara se ai ishte parë në Abu Dhabi.

Largimi i Ghanit, nga Afganistani, i cili e kishte marrë këtë detyre që nga viti 2014, mbetet për tu diskutuar. Ministrat e qeverisë së tij kanë qenë ndër ata që e kritikuan atë për ikjen e menjëhershme dhe braktisjen e vendit.

Ghani mbrojti vendimin e tij, duke thënë në Facebook se ishte larguar për të shmangur gjakderdhjen.

“Për të shmangur gjakderdhjen, mendova se do të ishte më mirë të largohesha”, shkroi Ghani.



Të ndryshme
Më shumë
Kërkohet rritje e pagave në Zvicër30 August 2021
Propozim ligjet për arsimin fillor dhe të mesëm para deputetëve21 September 2020
Grubi takon ambasadoren gjermane: Jemi gati t’i nisim bisedimet për anëtarësim në BE 7 September 2020