Nga Bota
19 August 2021
Kobra e lëshuar në taksi mbyt pesë persona në Egjipt

Një gjarpër kobra që doli nga bagazhi i një taksie në Egjipt, hyri në kabinën e pasagjerëve dhe sulmoi shoferin e mjetit, duke shkaktuar përplasjen fatale dhe vdekjen e të pestë njerëzve që udhëtonin në të.

Gjarpri i rrezikshëm helmues mbahej në një kuti kartoni por kishte arritur të dilte prej saj e të kalonte poshtë sediljeve të furgonit. Ai kishte rrëshkitur më tej pranë pedalit të gazit të shoferit, dhe pasi ishte ndjerë i kërcënuar, e kishte sulmuar.

Vetë shoferi kishte braktisur mjetin në lëvizje me katër pasagjerët e tij brenda, por gjeti gjithsesi vdekjen. Minibusi më pas  ishte përplasur me barrierën e betonit të rrugës dhe me një automjet tjetër.

Gjatë hetimeve, familjarët e viktimave thanë se sikur shoferi që braktisi mjetin të mos kishte vdekur, do të akuzohej për vrasje të katërfishtë.



Të ndryshme
Më shumë
Bora në Tetovë, rrugët të kalueshme dhe nën kontroll10 January 2026
Vijojnë takimet e partive politike larg mediave 7 August 2020
Taulant Xhaka mbron vëllain: Mos harroni çfarë ka dhënë Graniti për Zvicrën22 September 2026