ShowBiz
19 August 2021
Krizë në lidhjen e dashurisë të Luana Vjollcës me Krenar Çoçajn?!

Luana Vjollca ka vite që përflitet për lidhjen e dashurisë me Krenar Çoçajn.

Ndonëse shpesh janë fotografuar së bashku, moderatorja shqiptare ka zgjedhur që në asnjë intervistë të mos flas për të, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.

Mirëpo, çfarë po ndodh me çiftin, Luana-Krenar?

Në një kërkim të bërë në rrjetet e tyre sociale, shihet qartë se dyshja nuk po ndjekin më njëri-tjetrin në “Instagram”, ndërsa Krenari ka zgjedhur të ndjekë vetëm motrën e Luanës, Marinën dhe Getoar Selimin.

Nuk dihet ende nëse diçka ka ndodhur mes çiftit këtë periudhë, apo thjesht është një zgjedhje e tyre.

Ndërsa sa i përket Luana Vjollcës në punën e saj si moderatore, ajo do të rikthehet me emision në ri të muajin shtator por që nuk ka zbuluar detaje se për çfarë bëhet fjalë.



Të ndryshme
Më shumë
Noizy bëhet 40-vjeç, Loredana dhe Blerim Destani shkaktojnë të qeshura me befasinë për ditëlindje27 September 2026
Konferenca e 7-të ndërqeveritare sot në Bruksel, Shqipëria hap grupkapitullin e fundit me BE-në17 November 2025
Burri i Edona Llalloshit, zotëri i vërtet23 July 2021