Nga Bota
19 August 2021
Momente tmerri! Nënat afgane hedhin foshnjat mbi telat me gjemba, u përgjërohen amerikanëve ti marrin

Aeroporti i Kabulit është një nga pikat e pakta që shërben për largimin e afganëve të rrezikuar nga vendi.

Aktualisht atje ka mijëra persona, që presin me dëshpërim se çfarë do të ndodhë me fatet e tyre. Pamjet e fundit që vijnë nga Afganistani janë vërtetë të rënda.

Nënat, qëndrojnë pranë gardhit me gjemba dhe i hedhin fëmijët e tyre të mitur në pjesën e brendshme të aeroportit dhe i luten ushtarëve amerikanë që t’i shpëtojnë.

Nga krahu tjetër, talebanët priten të vendosin në vend rregulla strikte. Gratë janë ata që e pësojnë më tepër, pasi nuk i lejohen të punojnë, të dalin të zbuluara në publik apo të shkojnë në shkolla.

Në rast se nuk zbatohen masat e vendosura nga talebanët, ushtarët e këtyre të fundit, janë të gatshëm për përdorin armët, e të vrasin gjithkënd që i ndalon në rrugën e tyre. 

foto galeri

foto galeri

foto galeri



Të ndryshme
Më shumë
Kejvina shfaqet në bikine22 June 2021
Moti me diell dhe vranësira mesatare, temperatura deri më 36 gradë11 July 2020
Amasadorja portugeze në Maqedoni demanton pohimet e mediave bullgare në lidhje me gjuhën maqedonase30 June 2021