Nga Rajoni
3 July 2020
Rritja e numrit të të infektuarve, në Beograd shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Kryetari i Qytetit të Beogradit, Zoran Radojçiq, me propozim të Shtabit për gjendje të jashtëzakonshme, solli vendim për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, e cila hynë në fuqi sot.

Gjendja e jashtëzakonshme vendoset për shkak të zbatimit të masave parandaluese dhe mbrojtjes së popullatës në kushte të pandemisë së Kovid-19.

Radojçiq tha se Vendimi merret për shkak të zbatimit të procedurës për vendosjen e tre masave të reja, me qëllim të pengimit të përhapjes së Kovid-19.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq dje i paralajmëroi tre masat, me të cilat parashikohet që klubet e natës dhe kafenetë, që nuk kanë terraca në Beograd të mbyllen për dy javë, në periudhë prej orës 23 deri ora 6 në mëngjes. Ai shtoi se me para do të dënohen personat, të cilët nuk do të mbajnë maska në qendrat tregtare dhe transportin urban dhe ndërurban. Do të mbyllen edhe shtëpitë e studentëve, pasi një numër i madh i studentëve janë të infektuar.



Të ndryshme
Më shumë
BDI: Vrapçishti do të ndryshojë, rretho numrin 3, voto Nebi Rexhepin (FOTO) 5 October 2021
Qytetarët kërkojnë që Qeveria të ndërhyjnë rreth ngritjes së çmimeve25 October 2021
Do të ketë përgjegjësi kundërvajtëse për të gjithë persona që do të refuzojnë të regjistrohen në Maqedoni24 August 2021