Nga Bota
20 August 2021
Erdogan: Jemi të gatshëm të takohemi me qeverinë e formuar nga talibanët

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, u ka bërë thirrje vendeve europiane që të mbajnë përgjegjësi për afganët që duan të largohen nga regjimi i Talebanëve, duke paralajmëruar që vendi i tij nuk ka ndonjë detyrim që të bëhet “magazinë refugjatësh për Europën”.

“Europa, e cila është kthyer në qendër të vëmendjes për miliona njerëz, nuk mund të qëndrojë jashtë këtij problemi duke mbyllur kufijtë vetëm për të mbrojtur mirëqenien e qytetarëve të saj. Me këtë sjellje, Europa po i kthen shpinën vlerave njerëzore”, tha Erdogan në një dalje për mediat të enjten.

Ai shtoi se rreth gjysma e emigrantëve të parregullt në Turqi që janë regjistruar në tre vitet e fundit, janë nga Afganistani.

Turqia po mban momentalisht 5 milionë shtetas të huaj, mes të cilëve 3,6 milionë sirianë dhe 300 mijë afganë, tha Erdogan. Ai paralajmëroi se do të ishte i hapur për takime me “qeverinë që do të formohet nga Talebanët”.

“Ne do të takohemi me qeverinë e formuar nga talebanët nëse është e nevojshme dhe do të diskutojmë axhendat tona të ndërsjella,” tha Rexhep Tajip Erdogan pas një takimi pesë-orësh të Kabinetit në kompleksin presidencial në kryeqytetin Ankara.

Rreth 500 shtetas turq janë larguar nga Afganistani së fundmi, dhe 300 të tjerë janë ende aty, në pritje për t’u kthyer në shtëpi sa më shpejt, deklaroi presidenti turk.

Talibanët morën kontrollin mbi kryeqytetin afgan Kabul të dielën, duke detyruar Presidentin Ashraf Ghani dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë të largohen nga vendi.



Të ndryshme
Më shumë
Shaqiri: Administratorët të cilët nuk do të pranojnë listën e transferimeve do të humbin vendet e punës 8 December 2020
Laurel bëhet atletja e parë transgjinore që merr pjesë në Lojëra Olimpike21 June 2021
Ky është postimi ofendues për Kosovën i vozitësit me tabela të Beogradit që u largua nga sheshi29 June 2021