Nga Rajoni
13 April 2026
Lorik Cana nderohet me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, vlerësim për kontributin dhe identitetin kombëtar

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, u dekorua më 13 prill me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, gjatë Samitit të Diasporës të zhvilluar në Tiranë.

Pas marrjes së vlerësimit, Cana u shpreh i emocionuar, duke theksuar se ky titull nuk i përket vetëm atij, por gjithë familjes dhe rrënjëve të tij, ai deklaroi se nuk e pranon këtë nderim vetëm në emrin personal, por edhe në emër të prindërve, gjyshërve dhe gjithë trashëgimisë familjare që e ka formuar.

Ish-futbollisti vuri në dukje se përvoja e emigrimit ka qenë pjesë e identitetit të shumë shqiptarëve, përfshirë edhe atë vetë, duke shtuar se përmes futbollit ka ndjerë përgjegjësinë për të përfaqësuar dhe ngritur imazhin e shqiptarëve kudo në botë.

Ai gjithashtu kujtoi se prej një dekade është larguar nga futbolli aktiv, por theksoi se kontributi për atdheun dhe komunitetin vazhdon përtej karrierës sportive, duke e cilësuar këtë vlerësim si një nga momentet më krenare të jetës së tij.

Burimi: /tvklan.al



Të ndryshme
Më shumë
Dyshohet për përhapje të Covidit në Korenë Veriore, shkarkohen zyrtarë të lartë30 June 2021
Bjordi flet për mungesën e madhe të Adelës21 October 2021
U kritikua për skena eksplicite, Kika: Asgjë s’keni pa çka keni me pa17 June 2021