Nga Rajoni
5 August 2026
Durrës/ Këmbësori humb jetën pas përplasjes nga një automjet

Një aksident me pasoja fatale është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në Durrës, ku një këmbësor 64-vjeçar humbi jetën pasi u përplas nga një automjet. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:45 në lagjen nr. 15 të qytetit. Sipas të dhënave paraprake, automjeti që drejtohej nga shtetasi me iniciale D. N. ka përplasur këmbësorin Xh. Zh., 64 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra, ai ndërroi jetë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, ndërsa grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon veprimet për të dokumentuar rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkakun e tij. Burimi: Top Channel



Të ndryshme
Më shumë
“Kur do ta njihni Kosovën”, Vuçiq i përgjigjet Kurtit: Kurrë!15 June 2021
Mane ekspozon hoxhë Elvis Naçin: Gruaja e tij 3200 euro në javë ndërhyrje në fytyrë e trup27 July 2021
Francë/ Nga 7 Gushti bëhet me detyrim pasaporta e Covid-19 për shërbimet e transportit publik29 July 2021