Nga Rajoni
20 August 2021
Vajza viziton varrin e babait dëshmor në ditën e martesës

Vajza e dëshmorit të kombit, Abedin Bujupi, Donika Bujupi, ditën e martesës e ka vendosur të bëjë një veprim sa emocionues aq krenar.

Donika, në ditën më të lumtur të saj nuk e ka harruar babain e vdekur që ka rënë dëshmorë në luftën e fundit në Kosovë.

Ajo me vellon e veshur dhe së bashku me burrin e saj kanë vizituar varrin e babait të saj dëshmorit të kombit, Abedin Bujupi.

Donika ka theksuar se do ta mbajë në zemër gjithmonë babain e saj.

“Do të doja të kisha në diten më të rendësishme e të marrë urime nga ti, Afër të gjallë nuk të kisha por në zemer gjithmonë je afër meje. Gjithmonë krenare me ty por do të bëjë të pamunduren që ti të jesh krenare me mua Babi! ”, shkroi Donika.



Të ndryshme
Më shumë
Tetë viktima dhe 241 raste të reja me Covid-19, shërohen 51 pacientë18 July 2020
Dua Lipa shfaqet joshëse në bikini nga pushimet në Shqipëri30 July 2021
KSHZ: Jehona e votuesve deri në ora 15:00 është 31.78 për qind15 July 2020