Nga Vendi
20 August 2021
Dje janë vaksinuar gjithsej 17.623 persona në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë ditës së djeshme, është hasur rritje e konsiderushme e interesit të qytetarëve për vaksinim.

“Dje janë vaksinuar gjithsej 17.623 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 13.275 qytetarë. Janë aplikuar gjithsej 1.134.231 doza të vaksinave ndërsa 495.803 qytetarë janë rivaksinuar”, thonë nga MSh.

Nga atje thonë se vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në terren.

70% e popullsisë mbi 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. 67% e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. 63% e popullsisë mbi moshën 60 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. 53% e popullsisë mbi 50 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës”, thonë nga MSh.

Vaksinat janë të sigurta dhe efektive dhe janë mënyra e vetme për të mposhtur pandeminë. Vetëm vaksinimi i plotë parandalon formën e rëndë të sëmundjes dhe zvogëlon mundësinë për infektim dhe vdekshmërinë shkaktuar nga sëmundja./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Shumë-këmbëshi mishngrënës ushqehet me vegjlit e zogjve26 August 2021
Filipçe thotë se në gusht mund t’i jepet fund pandemisë29 June 2021
Gashi takon ish-kryetarët e Kuvendit, propozohet krijimi i këshillit joformal për shkëmbim të ideve 4 November 2025