Nga Vendi
23 August 2021
Maqedoni: Nga 1 shtatori ska udhëtim pa covid-dokumente

Kanë mbetur edhe 9 ditë deri kur qytetarët tanë dhe të huaj mund të lëvizin lirshëm nëpër kufijtë e Maqedonisë së Veriut. Pas 9 ditësh, përveç pasaportave dhe letërnjoftimeve, për të kaluar kufirin, do të kërkohet edhe një covid dokument (certifikatë vaksinimi, test PCR, ose vërtetim për kalim të sëmundjes).

Certifikatë vaksine ose vërtetim në pikët kufitare nuk do të kërkohet për fëmijët nën moshën 18 vjeçare. Por çka do të ndodhë me shtetasit tanë të cilët nuk do të posedojnë asnjë dokument covid!?

“Për qytetarët tanë të cilët kthehen në vend pas 1 shtatorit, dhe nuk kanë PCR test, ose vërtetim për vaksinim ose vërtetim se kanë qenë të infektuar në 45 ditët e fundit, do të caktohet karantinë prej shtatë ditëve në izolim shtëpiak me vendim nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor”, tha Muhamed Hoxha – zëdhënës i Qeverisë.

Ndërkohë për shtetasit e huaj të cilët tranzitojnë në Maqedoni do të duhet të lëshojnë vendin në afat prej 5 orëve me deklaratë të nënshkruar në hyrje të vendit dhe këtë deklaratë duhet ta dorëzojnë gjatë daljes nga vendi. Me rritjen e numrit të të infektuarve edhe Mali Zi vendosi kufizime në për të gjitha vendet, duke përjashtuar vendet e rajonit. Vendet si Greqia dhe Bullgaria gjatë gjithë kohës nuk kanë liruar masat në kufi, duke kërkuar vazhdimisht test PCR negativ ose certifikatë vaksinimi.



Të ndryshme
Më shumë
Rikthehen fluturimet në Maqedoninë e Veriut, hapet aeroporti i Shkupit dhe Ohrit 1 July 2020
Tetova, qyteti i dytë me më shumë të infektuar nga koronavirusi 6 July 2020
Studimi: Çfarë ndodh me personat që kalojnë COVID’in por nuk krijojnë antitrupa 8 September 2021