Nga Bota
23 August 2021
“Takohemi të hënën dhe…”, kryeministrit belg i dalin mesazhet me pornostaren e njohur italiane

Qeveria belge është përfshirë nga një skandal pasi vetë kryeministrit Alexander De Croo i janë publikuar mesazhet me një aktore të filmave për të rritur italiane Eveline Dellai.

Mediat italiane raportojnë se bisedat mes tyre janë zhvilluar gjtë kohës që kryeministri mbante detyrën e ministrit të Telekomunikacionit.

‘Përshëndetje i dashur. E di që je në Belgjikë në 24 Nëntor. Fantastike. Mund të fiksojmë një takim për një ditë më pas, pra, të hënën me 25’, është një prej mesazheve të shumta që vajza e re i ka dërguar kryeministrit belg në atë kohë, shkruan TG.com.

Aktorja thotë tani se mesazhet që ka marrë nga politikani i lartë belg kanë qenë të rastësishme për shkak se ajo do të vizitonte këtë vend e angazhuar në një spektakël

‘De Croo më shkroi siç më shkruajnë shumë të tjerë. Nuk e dija kush ishte dhe si e kishte gjetur numrin tim. Më pas më thanë se ishte një politikan i rëndësishëm dhe vijuam të komunikojmë. Nuk mundëm të zhvillonim një takim’, tha aktorja.

Dellai është nga Trento 28 vjeç dhe beqare, ndërsa De Croo është 46 vjeç i martuar me 2 fëmijë.

Historia ka shkaktuar pakënaqësi në radhët e koalicionit qeverisës në Belgjikë.

Vetë kryeministri ka mohuar se e njeh aktoren, por kjo histori do të vazhdojë të lakohet për shumë kohë në media



Të ndryshme
Më shumë
Katër ekspertë gjerman do të përfshihen në hetimin për zjarrin tragjik në Spitalin e Tetovës14 September 2021
Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut16 June 2025
Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar mbi 7.000 viktima nga coronavirusi në Maqedoni27 October 2021