Nga Rajoni
23 August 2021
Boshnjaku shpëton vogëlushin nga mbytja në plazhin e Ulqinit, thotë se “me gjasë ishte nga Kosova”

Falë reagimit të shpejtë të Anes Haliloviqit nga Gorazhde, Bosnjë dhe Hercegovinë, është parandaluar një tjetër tragjedi në Plazhin e Madh të Ulqinit. Dhe një gjë e tillë është bërë e ditur nga vet Anes, përmes rrjetit social Facebook.
“E vura re djalin, në shikim të parë dukej se po mb*ytej, por gjithashtu mendova se po më bënte shaka. I ktheva shpinën për një moment, por e pashë që përpiqej të më thoshte diçka”, ka thënë fillimisht Haliloviq.

Pas kësaj ka bërë të ditur se është kthyer dhe kishte vërejtur se vogëlushi kishte filluar të “pinte ujin” dhe se koka e tij po fundosej nën ujë, shkruan Avaz.ba.
“Unë shkova me shpejtësi tek ai, e nxora jashtë dhe e çova në breg, te familja e tij. Falë Zotit që qëllova aty”, ka thënë ndër tjerash Haliloviq.

Për të thënë lamtumirë dhe për të kujtuar këtë dramë me një fund të lumtur, ata kanë bërë edhe një fotografi të përbashkët ndërmjet dy njerëzve që ishin të lidhur me këtë ngjarje, por që ende nuk e njohin njëri-tjetrin.
“Më duket se është nga Kosova. Ai nuk e ka idenë se çfarë e pyeta, as nuk e kuptova… Kujdesuni për fëmijët tuaj”, ka thënë Haliloviq.



Të ndryshme
Më shumë
SHBA-ja dhe BE-ja dënojnë kërcënimin fizik ndaj Vjosa Osmanit11 July 2020
Bekteshi: Tetova dhe Gostivari do të udhëhiqen nga kandidatët e BDI-së21 October 2021
U vra nga talibanët, dalin pamjet e fotografit të Reuters, pak para se të gjymtohej dhe të shtypej me makinë25 August 2021