Nga Vendi
23 August 2021
Konkursi për regjistruesit rajonal në Maqedoni i hapur deri më 25 gusht

Të gjithë kandidatët e interesuar për regjistrues rajonal mund të aplikojnë në aplikacionin online të disponueshëm në www.stat.gov.mk dhe popis2021.stat.gov.mk deri më 25 gusht.

Meqë testimi i kandidatëve të regjistruar deri më tani është kryer më 19 dhe 20 gusht, për të gjithë kandidatët e regjistruar në periudhën deri më 25 gusht, do të organizohen testime shtesë, njoftoi Enti shtetëror i statistikave.

Listat e kandidatëve të regjistruar deri më tani dhe informacioni për kohën dhe vendin e testimit publikohen në komisionet e rajoneve të regjistrimit. Kontaktet me këto komisione dhe informacion shtesë të ndërlidhura me testimin janë të disponueshme në linkun: https://popis2021.stat.gov.mk/PopisniReoni.aspx .



Të ndryshme
Më shumë
Në Shtip ndërtohet spital i montuar me 50 shtretër20 July 2020
Berisha paralajmëron Pjerin Ndreun: Do shpalleni terroristë dhe do trajtoheni me ligjet e terrorizmit 8 May 2025
Hoti pas takimit në Shtëpinë e Bardhë: Kemi pasur përafrime në çështjet ekonomike 3 September 2020