Nga Vendi
23 August 2021
Tentim për të prerë gypin kryesor të oksigjenit në Spitalin e Tetovës, Kush dëshiroi t’i mbys 120 pacient?

Një tragjedi e rëndë ka mundur të ndodhë në Tetovë ku sot në orët e mëngjesit një person i pa njohur ka tentuar në Spitalin e Tetovës të pres gypin e oksigjenit që shkonte në Qendrën Covid por që e gjithë kjo ka mbetur në tentativë.

Siç meson TetovaSot nga Spitali i Tetovës, personi ka arritur të pres me mjet të mpreht një gyp tjetër e jo gypin kryesor të oksigjenit. Nëse do të kishte arritur ta bëjë këtë, sot 120 pacientë me oksigjen do të ishin të vdekur.

Policia dhe prokuroria janë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për kapjen e autorit dhe zbulimin e arsyes përse ka dashur të bëjë një akt të tillë.

/Tetovasot/



Të ndryshme
Më shumë
Kongresi i partisë, Ahmeti: BDI lindi nga nevoja për barazi, drejt përfaqësimit të drejtë institucional të shqiptarëve20 December 2025
Në Kërçovë deri në ora 15 kanë votuar 16.426 qytetarë31 October 2021
Gjermani, të infektuarit e pavaksinuar nuk paguhen gjatë karantinës23 September 2021