Nga Vendi
23 August 2021
Prej sonte në mesnatë do kemi këto çmime për derivatet e naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit miratoi vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,58% në raport me vendimin e datës 16.08.2021.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ?UROSUPER BS-95 dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (?L-1) ulen për 1,00 denar/litër, ndërkaq çmimi i shitjes me pakicë i benzinës ?UROSUPER BS-98 ulet për 1,50 denarë/litër.

Ulje prej 0,50 denarë/litër ka te çmimi i shitjes me pakicë i ?URODIZELIT (D-? V). Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit ?-1 SU ulet për 0,751 denarë/kg dhe tani do të jetë 35,930 den/kg.

Nga data 24.8.2021, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë për motorë EUROSUPER BS95 – 70,50 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS98 – 72,00 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) – 61,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 61,00 (denarë/litër)
Mazut ?-1 SU 35,930 (denarë/kilogram).

Në periudhën e kaluar shtatëditore të gjitha çmimet referente në bursat botërore, mesatarisht shënojnë ulje edhe atë: te benzina për 3,794 %, te nafta për 2,287 %, te vaji ekstra i lehtë për 2,886 % dhe të mazuti për 2,781%.

Në të njëjtën periudhë kursi i denarit në raport me dollarin është më i lartë për 0,043%. Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 24.8.2021.

Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.



Të ndryshme
Më shumë
Maqedoni: DPHM gjatë fundjavës paralajmëron mot jostabil, me reshje të shiut dhe erë 8 July 2021
Nesër skadon afati për aplikim për shujtën studentore30 August 2021
Gostivar, mbi 1.000 persona janë në karantinë24 August 2021